AGROTECH EXPO



Ky panair i ofrohet sektorëve dhe tregut si platforma më e rëndësishme e bashkëpunimeve të biznesit si dhe e promovimit dhe prezantimit tek të gjitha hallkat, duke nisur nga konsumatori final, fermeri e deri tek furnitori e më pas prodhuesi. Kjo duke sjellë sëbashku aktorët më të rëndësishëm kombëtarë, rajonalë e ndërkombëtarë, në sektorët e makinerive bujqësore, kimikateve, plehrave kimike, agropërpunimit, konservimit, magazinimit, ambalazhimit, paketimit të produkteve bujqësore dhe transportit, ushqimit organik dhe agroturizmit. Në sajë të vëmendjes ndërkombëtare, AGROTECH Expo 2023, përmes eventeve të targetuara, forumeve dhe workshop-eve informuese dhe edukative, do t’u ofrojë sipërmarrësve lokalë dhe rajonalë, dije dhe ekspertizë mbi depërtimin dhe rritjen në tregje të reja, shkëmbim njohurish speci­ke mbi sektorin, rrjetëzim, si dhe informim mbi mundësitë e rritjes së biznesit. Në Edicionin e 3-të, AGROTECH Expo ka shënuar një rritje prej 60% të numrit të ekspozuesve në total, me pjesëmarrje të bizneseve nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Greqia, Italia, Turqia, Gjermania e më tej.

Tickets

The numbers below include tickets for this event already in your cart. Clicking "Get Tickets" will allow you to edit any existing attendee information as well as change ticket quantities.
Tickets are no longer available
Follow by Email
YouTube