Build and Live Smart



Në datat 25- 27 tetor 2023, Expocity Albania organizon Edicionin e 4-të të Panairit të Ndërtimit “Build and Live Smart”. Përgjatë tre ditëve, ky organizim do të shërbejë si një platformë e rëndësishme komunikimi për aktorët më të rëndësishëm të sektorit të ndërtimit, arkitekturës, planifikimit urban dhe publikut të gjerë. Krahas një komunikimi efektiv, platforma do të evidentojë rëndësinë e koncepteve të reja për Shqipërinë, siç janë zgjidhjet efektive, materialet dhe pajisjet e duhura për të siguruar kushtet për realizimin e Smart Buildings dhe Smart Cities.

“Qytete inteligjente, që u përgjigjen nevojave të komunitetit, si hapësira të jetueshme, të pastra, të shëndetshme dhe tërheqëse, të cilat ofrojnë lëvizshmëri novatore, të shumëllojshme dhe të disponueshme, të përballueshme dhe të barabartë për të gjithë” është një nga sfidat që dikton koha dhe një prej fokuseve kryesore që do të evidentohet përgjatë këtij panairi.

Industria e ndërtimit përfaqëson një sektor, i cili ka qenë dhe vazhdon të jetë jetik për ekonominë shqiptare prej shumë vitesh, duke u kthyer në një nga motorët dhe promovuesit kryesorë të zhvillimit ekonomik. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2022, janë miratuar gjithsej 397 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 251 leje të miratuara në tremujorin e parë 2021, duke shënuar një rritje prej 58,2%. Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e parë 2022, është 1.031.088 m2, nga 599.446 m2 miratuar në tremujorin e parë 2021, duke shënuar një rritje prej 72,0%. Në tremujorin e parë 2022, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike, është 39,0 miliardë lekë, nga 26,6 miliardë lekë miratuar në tremujorin e parë 2021, duke shënuar një rritje prej 46,7%.

Tickets

The numbers below include tickets for this event already in your cart. Clicking "Get Tickets" will allow you to edit any existing attendee information as well as change ticket quantities.
Tickets are no longer available
Follow by Email
YouTube