We love Science



DETAJET E EVENTIT

 

Më 6 korrik 2023, Galeria e Bregdetit do të prezantojë një ekspozitë të dyfishtë për publikun, me tregime dhe histori që i përkasin dialogut midis artit dhe shkencës.
Seksioni i parë i ekspozitës së dyfishtë pret “We love science”, është një projekt i promovuar nga MAECI, mbështetur nga IIC Tirana dhe kuruar nga Ludovico Pratesi dhe Marco Bassan.
“We Love Science” prezanton rezultatin e një projekti që ka lejuar tetë artistëve bashkëkohorë të shkëmbejnë vizionet e tyre me studiues dhe shkencëtarë nga tetë nga institucionet kryesore kërkimore italiane. Punimet e ekspozuara janë krijuar duke përdorur teknika të ndryshme dhe paraqesin një pamje të proceseve dhe punimeve të ndryshme analitike që zbatohen në këto qendra kërkimore, shpesh duke transkriptuar të dhënat në kompozime.

Follow by Email
YouTube